Finlanda dhe Suedia duhet të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje me Turqinë në lidhje me kundërshtimet e Ankarasë për anëtarësimin e dy vendeve nordike në NATO, tha presidenti i Finlandës, sipas skynews.
Turqia befasoi dje shumë kolegë anëtarë të aleancës ushtarake duke thënë se nuk do të mbështeste anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës pasi të dy vendet morën hapin e shumëpritur për të rënë dakord për të aplikuar për anëtarësimin në NATO.
“Deklaratat nga Turqia kanë ndryshuar shumë shpejt dhe janë bërë më të vështira gjatë ditëve të fundit,” tha Presidenti Sauli Niinisto gjatë një fjalimi në parlamentin suedez.
“Por jam i sigurt se me ndihmën e diskutimeve konstruktive do ta zgjidhim situatën”.
Niinisto tha se kishte biseduar me telefon me presidentin turk Tajip Erdogan një muaj më parë dhe se në atë kohë ai kishte mbështetur anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
“Por javën e fundit ai ka thënë ‘jo i favorshëm’,” tha Niinisto.
“Kjo do të thotë se ne duhet të vazhdojmë diskutimet tona. Unë jam optimist,” tha ai.
/abcnews.al