Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte u ka thënë njerëzve që të dezinfektojnë maskat me benzinë – duke këmbëngulur se ai “nuk po bën shaka”.
Sipas BBC, ai ka bërë një deklaratë të tillë të ngjashme javën e kaluar – por zyrtarët u treguan të shpejtë për ta korrigjuar atë dhe thanë se presidenti ishte duke bërë shaka.
Zyrtarët shëndetësorë gjithashtu thanë që maskat e bëra vetë duhet të lahen normalisht, dhe maskat kirurgjike të zëvendësohen pas përdorimit. Por të Premten, presidenti “insistoi” duke thënë “ajo që kam thënë ishte e vërtetë … shkoni në një stacion benzine”.
Një deklaratë e tillë vjen pavarësisht se nuk ka asnjë provë që benzina mund të dezinfektojë maskat./abcnews.al