Presidenti i Filipineve Duterte shkatërron dhjetëra automjete luksoze

schedule14:28 - 1 Gusht, 2018

schedule 14:28 - 1 Gusht, 2018

5.5 milionë dollarë është vlera e 60 automjeteve dhe motorrëve luksozë të shkatërruar me bulldozer në Filipine. Presidenti i vendit Duterte nëpërmjet këtij veprimi ka premtuar se do të luftojë kontrabandën e automjeteve dhe mjeteve të luksit.

Më shumë se 60 automjete dhe motorë luksozë, me një vlerë totale prej 5.5 milionë dollarësh, janë shkatërruar qëllimisht me bulldozer në provincën e Kagaian në Fgilipine. Presidenti i vendit Rodrigo Duterte ka dashur në këtë mënyrë ti tregojë botës, se ka ndërmend të luftojë fuqishëm kontrabandën e automjeteve dhe mjeteve të luksit.

Edhe në shkurt të vitit 2018 Duterte kishte kryer një akt të ngjashëm demostrues, duke shkatërruar shumë automjete luksoze që ishin sekuestruar për evasion fiskal. Taksat e larta ndaj automjeteve që prodhohen jashtë vendit, të vendosura nga qeveria filipinase, kanë shtyrë shumë persona që të shmangin rregullat duke u përpjekur ti kalojnë automjetet kontranbandë me bashkëpunimin e nënpunësve të doganave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!