Presidenti i Filipineve bën deklaratën e fortë: Nuk hapen shkollat pa u gjetur vaksina kundër Covid-19

schedule11:14 - 26 Maj, 2020

schedule 11:14 - 26 Maj, 2020

Ministria e shëndetësisë në Filipine ka raportuar 13 vdekje dhe 350 raste të reja të Covid-19 sot, rritja më e madhe në 24 orë gjatë 7 javëve të fundit. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara tani është 14,669 dhe vdekjet kanë arritur në 886.

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte tha mbrëmë vonë se nuk do të lejojë që fëmijë të rikthehen në shkollë derisa të vihet në dispozicion një vaksinë.

Fëmijët do të ktheheshin në shkollë në fund të gushtit, pasi shkollat u mbyllën në mars. Por Duterte tha se ai besonte se rreziku ishte shumë i madh, nëse rihapeshin shkollat.

“Jam i bindur se ata janë më të sigurt në shtëpi kështu që është e kotë të flasim për hapjen e klasave,” tha presidenti. “Për mua, së pari vaksina. Nëse nuk ka asnjë vaksinë atëherë shkollat do të qëndrojnë të mbyllura./abcnews.al