Gianni Infantino ndodhet në Tiranë dhe ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë së futbollit botëror do të jetë edhe në “Shtëpinë e Futbollit”.
“Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe delegacioni që e shoqëron mbërriti sot në Tiranë ku u prit nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Ai zhvilloi një tur në stadiumin “Air Albania” ku u njoh nga afër me kryeveprën e infrastrukturës sportive shqiptare dhe më pas u prit në takim nga Kryeministri Edi Rama.
Në orën 18:00 Presidenti Infantino do të marrë pjesë në eventin festiv, që do të organizohet në “Shtëpinë e Futbollit” me rastin e inaugurimit të kompleksit sportiv”, shkruan FSHF. / abcnews.al