Presidenti i FIFA mbron Vinicius: Të merren masa, në futboll nuk ka vend për racizëm

schedule11:03 - 22 Maj, 2023

schedule 11:03 - 22 Maj, 2023

Si rrallëherë gjatë këtij sezoni, ku përbuzjet raciste ndaj anësorit të Real Madrid, Vinicius Junior kanë qenë të pafundme, një reagim mbi koret ofenduese ndaj brazilianit, pasditen e djeshme në transfertën e Valencias e ka bërë dhe Presidenti i FIFA, Gianni Infantino.

Presidenti i organizatës më të rëndësishmë futbollistike në të gjithë botën, tha se solidarizohet në mënyrë absolute me brazilianin dhe se në futboll e shoqëir nuk ka vend për racizëm.

“Solidaritet absolut me Vinicius. Nuk ka vend për racizëm në futboll dhe në shoqëri, dhe FIFA mbështet plotësisht të gjithë lojtarët që gjenden në një situatë të ngjashme. Ngjarjet gjatë ndeshjes mes Valencia dhe Real Madrid tregojnë se kjo është e nevojshme.

Kjo është arsyeja pse në garat e FIFA-s rekomandohet një proces me tre hapa në të gjitha nivelet. Së pari, ndeshja pezullohet, për këtë bëhet një njoftim. Më pas lojtarët largohen nga fusha dhe spikeri njofton se ndeshja do të shtyhet nëse ofendimet përsëriten. Loja riniset dhe më pas, nëse abuzimi vazhdon, loja ndërpritet dhe tri pikë i jepen kundërshtarit. Këto rregulla duhet të zbatohen në të gjitha ligat e të gjitha vendeve.

Është e qartë se është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, por ne duhet të veprojmë dhe ta komunikojmë këtë”,- tha Presidenti Infantino pas ngjarjes shokuese, të ndodhur pasditen e djeshme. /i.m /abcnew.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!