Presidenti i Federatës së Gabonit: Aubameyang, largohu direkt nga Arsenali

schedule12:59 - 11 Prill, 2020

schedule 12:59 - 11 Prill, 2020

Ka disa muaj që flitet se Pierre-Emerick Aubameyang do të largohet nga Arsenali. Sulmuesi, i cili në qershor mbush 31-vjeç, kërkon një klub ku mund të çojë trofe, pasi “Topçinjtë” e kanë harruar se si fitohen.

Këtë gjë e ka konfirmuar dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Gabonit, Pierre Alain Mounguengui, i cili i ka kërkuar menjëherë largimin nga Londra. “Nuk dua të them se tek Arsenali nuk janë ambiciozë, por ata kanë disa vite që nuk fitojnë asgjë.

Nëse Pierre gjen një klub tjetër ku mund të fitojë, atëherë ai duhet të largohet nga aty. Tani tek Arsenali nuk ka fituar asgjë dhe është një dështim për të”, deklaron presidenti.

”Për sa i përket nivelit individual, Aubameyang është lojtar i klasit botëror. Ai është nga ata lojtarë që të zgjidhin ndeshjen. E përsëris, opsioni më i mirë për të mbetet largimi nga Londra”, mbyll Pierre Alain Mounguengui. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!