Massimo Cellino e di se ka në ekip një talent të madh. Sandro Tonalli po shkëlqen me Brescian në Serie A, ndërsa paraqitjet e tij po monitorohen nga shumë klube të mëdha. 19-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2021 me “Dallëndyshet”, për presidenti Cellino e di mirë se nuk mund të mbajë aq gjatë.
Gjithsesi, kreu i Brescias e ekzagjeron dhe e vlerëson kartonin e tij plot 300 milionë euro. Ofertat në drejtim të mesfushorit italian janë të shumta, teksa Cellino zbulon emrat e tyre.
“Tonalli mund të përmirësohet edhe më shumë. Nëse do të luante pak më parë, do të shënonte më shumë gola. Nuk kam pasur kurrë në skuadër një lojtar kaq të fortë. Për mua vlen 300 milionë euro, edhe pse nuk dua ta shes. Nëse vendos të qëndrojë, jam gati t’i dhuroj rinovimin. Këtu mund të vazhdojë të zbavitet, por vendos Sandro. Në Itali e duan të gjithë ekipet e mëdha, jashtë e kërkojnë PSG, Atletico Madrid dhe Manchester City“, përfundon Massimo Cellino. /abcnews.al