Presidenti i Brazilit: Ukrainasit zgjodhën t’i besojnë një komediani, do qëndrojmë neutral

schedule07:44 - 28 Shkurt, 2022

schedule 07:44 - 28 Shkurt, 2022

Në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e dielë presidenti brazilian Jair Bolsonaro ironizoi situatën në Ukrainë dhe presidentin Volodymyr Zelensky.

Sipas BBC, ai u shpreh se njerëzit e tij i kanë vënë shpresat e tyre në duart e një komediani.

Bolsonaro ka refuzuar të dënojë pushtimin e Rusisë dhe të dielën tha se Brazili do të qëndrojë “neutral” në konflikt, duke shtuar se Brazili dhe Rusia janë “praktikisht kombe vëllezër”.

“Ne nuk do të mbajmë anë, ne do të vazhdojmë të jemi neutralë dhe do të ndihmojmë me çdo gjë që është e mundur”, tha Bolsonaro.

Ai tha se ka zhvilluar një diskutim dy orësh me Putin të dielën, por ministria e jashtme e vendit më vonë sqaroi se ai i referohej vizitës së tij në Moskë në fillim të këtij muaji. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!