Herbert Hainer, presidenti i Bayern Munich, ka dhënë një intervistë për Bild dhe flet për shumë çështje, mes tyre për merkaton, afrimet, Lewandowskin dhe për Haaland, i cili shkëlqen me rivalët e Borussia Dortmund.
“Ashtu si të gjitha klubet, edhe ne kemi vuajtur nga korona. Ne kemi 150 milion euro më pak të ardhura dhe nuk është e lehtë për Bayern ta përballojë këtë situatë. Gjithsesi nuk duhet të shqetësoheni. Ne duhet të sigurojmë të ardhmen e klubit në aspektin ekonomik dhe sportiv.
Kemi një skuadër të shkëlqyer. Sigurisht që Hasan Salihamidzic po e mban një sy nga tregu. Nëse do të ketë ndonjë lojtar që u përshtatet Bayern Munich dhe është në kushtet e përshtatshme financiare, do përpiqemi ta marrim. Ne nuk kemi nevoja urgjente”.
“Haaland? Kemi sulmuesin më të mirë në botë dhe lojtarin më të mirë të vitit, Robert Lewandowskin. Ai është një garanci për golat. Ai është pjesë e jona edhe për dy vite dhe shpresoj edhe për më tepër. Haaland është një lojtar i shkëlqyer dhe këtë ne e shohim gjithmonë. Gjithsesi jemi shumë të lumtur me Robertin”.
“Rinovimi me Lewandowksi? Jemi të kënaqur me Robert, por nuk kemi pse të zgjatim tani kontratën. Kemi ende edhe dy vite. Siç e thashë, unë e imagjinoj Robert duke qëndruar këtu edhe pas vitit 2023. Ne jemi në bisedime gjithmonë me lojtarët tanë, përfshirë edhe Lewandowskin. Për momentin është herët”. / abcnews.al