Një shans të humbur për opozitën e cilësoi Damian Gjiknuri, atë të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Numri dy i socialistëve tha se sot pasdite pas mbledhjes së kryesisë ata do të bëjnë të ditur edhe kandidaturën për kreun e shtetit.
Në një prononcim për mediat, Gjiknuri theksoi se në mbledhje ata do të shqyrtojnë të gjithë emrat që janë hedhur dhe do të nxjerrin një kandidaturë, që sipas tij do të jetë dinjitoze.
“Emri i presidenti do diskutohet sot në Kryesi ku është marrë opinioni i deputetëve. Grupi negociator dhe kryetari i PS ka zhvilluar dhe konsultime të ngushta për profilin që i duhet vendit në këtë moment për rikthimin e legjitimiteti moral që është figura e presidentit. Të gjitha emrat janë në konsideratë por grupi negociator dhe kryesia a e PS sot do marrë vendim.
Një nga defektet që do ia vendosja në dukje opozitës, është që ishte e paaftë për të diskutuar emra. Për aq kohë sa jemi pjesë një forumi të lartë të PS, aty do të diskutohen të gjitha emrat. Mos u bëni të padurueshëm. Ost pasdite do të mësoni edhe kandidatin që jam i bindur që do të jetë shumë dinjitoz që do ta bëjë siç duhet detyrën e presidentit dhe jo modelin që kemi parë gjatë këtyre ditëve”, tha Gjiknuri. g.v/abcnews.al