Presidenti federal Frank-Walter Steinmeier dënoi atentatin kundër Donald Trump dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjen e viktimës.
“Dënoj atentatin ndaj presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë, as në Amerikë, as këtu. Të gjithë mund të kontribuojmë për këtë: ta ndalojmë dhunën në dialogun politik! Le të largojmë urrejtjen dhe gjuhën e urrejtjes nga fushatat dhe debatet zgjedhore! Demokracia mund të tolerojë mosmarrëveshje të nxehta, por dhuna shkatërron demokracinë. I uroj Donald Trump dhe të plagosurve shërim të shpejtë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen e viktimës”, tha Steinmeier në një deklaratë.
Trump u qëllua në vesh gjatë një fjalimi të fushatës që mbajti të shtunën në Pensilvani.
Sulmi tani po hetohet si një tentativë vrasjeje, ku kandidati republikan presidencial u shfaq i gjakosur në fytyrë menjëherë pas sulmit./abcnews.al