“Pamjet në aeroportin e Kabulit pas marrjes në kontroll të Afganistanit nga talebanët janë “një turp për Perëndimin”, kështu i ka cilësuar presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, situatën e trishtë dhe dëshpëruese që ka kapluar vendin.
Gjermania, ashtu si vendet e tjera perëndimore, po përpiqet të organizojë një operacion evakuimi, për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve të saj dhe të gjithë afganëve që e kanë mbështetur me vite, shtoi ai.
Ministri gjerman i Zhvillimit Gerd Miller tha gjithashtu se Gjermania ka pezulluar ndihmën për Afganistanin pasi talebanët morën pushtetin. Sipas Miller përparësia tani është evakuimi i personelit./abcnews.al