Presidenti estonez: NATO duhet të përgatitet për kërcënimet e ardhshme

schedule15:21 - 28 Mars, 2022

schedule 15:21 - 28 Mars, 2022

Presidenti estonez Alar Karis ka shkruar një artikull për Financial Times ku paralajmëroi se Kremlini “po kërkon të formojë një perde të re të hekurt në Europë”, sipas skynews

Estonia është një nga 14 vendet, pothuajse gjysma e anëtarëve aktualë të NATO-s  që iu bashkuan aleancës në faza të ndryshme gjatë çerek shekullit të kaluar. Të gjithë e cilësuan anëtarësimin si një mjet për të mbrojtur vendin kundër agresionit të mundshëm rus.

“Ne u pranuam në NATO, krahas Shqipërisë, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.

“Por disa qeveri nuk i morën seriozisht paralajmërimet tona për Rusinë. Tani ata e kanë kuptuar se ne kishim të drejtë.”

Karis shtoi se “kur vendet në krahun lindor folën për forcimin e mbrojtjes së NATO-s, disa e hodhën poshtë por pasi Rusia aneksoi krimin në vitin 2014, njerëzit filluan të kuptojnë se ndoshta kishte diçka të vërtetë në paralajmërimet e Polonisë dhe shteteve baltike.

NATO tani duhet të përgatitet për kërcënimet e ardhshme. Duhet ta pranojmë se agresioni rus po kërcënon të gjithë botën demokratike, veçanërisht vendet që janë më pranë Rusisë.

“Le ta pranojmë tashmë se Putini përbën një kërcënim ushtarak për të gjithë ne,” përfundoi ai.

/abcnews.al