Presidenti çek: NATO nuk ka ‘alternativë’ tjetër veçse të mbështesë Ukrainën

schedule09:47 - 20 Prill, 2023

schedule 09:47 - 20 Prill, 2023

Vendet e NATO-s nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të mbështesin Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, tha të mërkurën presidenti i Republikës Çeke.

“Nuk ka asnjë alternative tjetër për të mbështetur Ukrainën, sepse alternativa ndaj saj është suksesi i Rusisë”, tha Petr Pavel në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas bisedimeve në selinë e aleancës në Bruksel, të dy diskutuan kontributin e Pragës në NATO dhe sfidat e sigurisë të përfshira në luftën në Ukrainë, së bashku me politikën e jashtme të Kinës.

Paval tha se vendi i tij do të përmbushte objektivin e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes prej 2% të prodhimit kombëtar bruto vitin e ardhshëm dhe tha ata ishin të gatshëm për “diskutime mbi shpenzimet shtesë nëse do të jetë e nevojshme.”

Udhëheqësit e NATO-s pritet të miratojnë një objektiv më ambicioz të investimeve të mbrojtjes në samitin e tyre të ardhshëm të korrikut në Vilnius, Lituani.

Pavel pranoi se populli në vendet e NATO-s kishte filluar të lodhej nga lajmet mbi luftën Rusi-Ukrainë, por vuri në dukje se ishte detyrë e politikanëve të r vazhdonin mbështetjen për Kievin.

Nga ana e tij, Stoltenberg tha se “vullneti në Europë për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës është i madh”, duke shtuar se kjo ishte një detyrë morale dhe një interes sigurie për vendet e NATO-s.

Ai tha se besonte se njerëzit janë më të kujdesshëm dhe më të ndjeshëm kur shohin se “civilët vriten, se gratë përdhunohen dhe se fëmijët rrëmbehen me force”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!