Presidenti bullgar: Shkupi të heqë dorë nga retorika parazgjedhore

schedule21:35 - 13 Shtator, 2024

schedule 21:35 - 13 Shtator, 2024

Presidenti bullgar Rumen Radev ka deklaruar se pret që homologia e Maqedonisë së Veriut Gordana Silianovska-Davkova t’i përmbahet të gjitha zotimeve të bëra, pasi në këtë mënyrë mund të ndërtohen marrëdhënie të mira mes vendeve.

“Ne presim që Republika e Maqedonisë së Veriut të përmbushë të gjitha zotimet që ka bërë ndaj nesh në baza dypalëshe dhe ndaj Bashkimit Evropian, në mënyrë që të mund të ndërtojmë plotësisht marrëdhëniet tona”, theksoi ai.

Presidenti Radev i ka bërë këto deklarata gjatë takimit me presidenten e Maqedonisë së Veriut. Më tej ai shtoi se qeveria e Maqedonisë së Veriut ende nuk e ka lënë pas retorikën parazgjedhore.

“Le të qetësohen dhe të kthehen në realizëm. Marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të ndërtohen në bazë të marrëveshjeve dhe konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian”, theksoi ai.

Ai gjithashtu vuri në dukje se pjesëmarrja e udhëheqjes së Maqedonisë së Veriut në Korridorin 8 të Transportit do të jetë një tregues i qartë i ambicieve reale evropiane të Shkupit për më shumë lidhje dhe siguri në rajon.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!