Presidenti brazilian Jair Bolsonaro është dërguar me urgjencë në spital, sipas një njoftimi të mediave lokale. Bolsonaro, 66 vjeç, u pa teksa zbriste nga avioni presidencial, i rrethuar nga rojet përpara se të shtrohej në spitalin Vila Nova Star në Sao Paulo pasi u ankua se kishte dhimbje stomaku.
Presidenti u godit me thikë gjatë një mitingu 3 vite më parë, duke i shkaktuar probleme në zorrë dhe gjakderdhje të brendshme, duke u detyruar të kryente 4 operacione.
Mjeku Antonio Luiz Macedo tha se presidenti do t’i nënshtrohej disa testeve për të ekzaminuar gjendjen e tij.
/abcnews.al