Presidenti brazilian Lula da Silva: Zoti dashtë që Kamala të fitojë zgjedhjet amerikane

schedule23:25 - 10 Shtator, 2024

schedule 23:25 - 10 Shtator, 2024

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka shprehur preferencën e tij për nënpresidenten amerikane, Kamala Harris, në funksion të mosmarrëveshjes për Shtëpinë e Bardhë me rivalin e tij republikan në garë, Donald Trump.

“Zoti dashtë që Kamala të fitojë zgjedhjet amerikane”, deklaroi Lula gjatë një takimi me deputetët e mazhorancës.

Udhëheqësi progresiv brazilian kishte shprehur tashmë kritika ndaj Trump, një aleat i ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro, dhe mbështetje për presidentin në largim të SHBA Joe Biden korrikun e kaluar, përpara se ai t’ia kalonte stafetën Harris.

Lula dhe Biden do të takohen në Nju Jork në fund të shtatorit me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.