Presidenti Biden rezulton negativ për COVID

schedule07:39 - 7 Gusht, 2022

schedule 07:39 - 7 Gusht, 2022

Presidenti i SHBA Joe Biden ka rezultuar negativ për Covid-19 ditë u diagnostikua për herë të  dytë me virus, thotë mjeku i tij.

Zoti Biden, 79 vjeçar, doli nga izolimi më 27 korrik, por rezultoi përsëri pozitiv më 30 korrik.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Kevin O’Connor, tha se rasti i rikthimit të virusit vërehet tek një përqindje e vogël e pacientëve që mjekohen me ilaçin Paxlovid që shërben për trajtimin e koronavirusit.

Dr O’Connor shtoi se “presidenti vazhdon të ndihet shumë mirë”.

Presidenti përjetoi simptoma të buta gjatë kohës që kishte virusin dhe vazhdoi të punojë ndërsa ishte në izolim, tha Shtëpia e Bardhë.

Ai ka planifikuar të vizitojë shtetin jugor të Kentakit,  i cili është shkatërruar nga përmbytjet, të hënën, sipas orarit të tij zyrtar.

Biden është tani presidenti i dytë i SHBA-së që infektohet Covid-19 gjatë kohës që ishte në detyrë. Paraardhësi i tij, Donald Trump, u shtrua në spital për tre ditë në tetor 2020 pasi u sëmur nga virusi.

Deri më sot, ka pasur 91.8 milionë raste Covid në SHBA dhe më shumë se një milion vdekje, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)./Abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!