Joe Biden dhe gruaja e tij, Jill, do të udhëtojnë në Hawaii të hënën, më 21 gusht, për të inspektuar dëmet nga zjarret vdekjeprurëse që shkatërruan qytetin e Lahaina, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Presidenti amerikan do të takohet me ekipet e kërkim-shpëtimit dhe të mbijetuarit, si dhe me zyrtarë federalë, shtetërorë dhe lokalë, për të diskutuar hapat e ardhshëm për rimëkëmbjen e rajonit, shtohet në deklaratë.
Gjatë javës së kaluar, Biden ka qëndruar në kontakt të ngushtë me Administratorin e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, senatorët demokratë të Hawaiit Mazie Hirono dhe Brian Sachs, si dhe Guvernatorin e Hawaiit Josh Green.
Ndërkohë, numri i të vdekurve nga zjarri i tmerrshëm që për pak sa nuk fshiu nga harta qytetin Maui, në arkipelagun Havai, ka arritur në 106, ndërsa janë identifikuar vetëm pesë prej tyre.