Presidenti Begaj takim me Vjosa Osmanin: Bashkëpunimi ynë do të forcohet më shumë me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe portin e ri

schedule13:27 - 8 Tetor, 2024

schedule 13:27 - 8 Tetor, 2024

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar homologen e tij, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ka qenë vetë kreu i shtetit, që ka ndarë në rrjetet sociale disa foto takimi, duke e konsideruar të përzemërt dhe vëllazëror.

Begaj ka thënë se mbështetja e Kosovës është një vizion për të dhe do të vijojë të lobojë për njohjet e reja të saj.

Sipas presidentit, bashkëpunimi ynë ekonomik do të forcohet më shumë me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe portin e ri të Durrësit.

“Me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani,  në një takim të përzemërt e vëllazëror. Për mua, mbështetja e Kosovës është misioni dhe detyra ime. Do të vijoj të loboj fort për njohjet e reja të Kosovës, për Kosovën pjesë të organizatave ndërkombëtare. Bashkëpunimi ynë ekonomik do të forcohet më shumë me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe portin e ri të Durrësit”, ka shkruar ai krahas fotove.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!