Presidenti Begaj mikpret në një takim nxënës, mësues e drejtues nga “Qendra Burimore për Nxënësit që nuk Dëgjojnë”

schedule13:59 - 27 Shtator, 2024

schedule 13:59 - 27 Shtator, 2024

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim miqtë nga “Qendra Burimore për Nxënësit që nuk Dëgjojnë”.

Për herë të parë, Institucioni i Presidentit të Republikës çeli dyert për nxënësit që nuk dëgjojnë e nuk artikulojnë, të cilët u njohën me institucionin, historinë dhe fushën e veprimtarisë. Në shenjë solidariteti, Kreu i Shtetit shprehu përkrahje të pakushtëzuar për ta, familjet dhe stafin që bashkëpunon në mirërritjen e tyre.

Presidenti falënderoi me mirënjohje mësuesit dhe stafin për misionin e tyre të vështirë dhe dedikimin ndaj nxënësve.

Presidenti Begaj inkurajoi nxënësit të realizojnë ëndrrat e tyre, duke u integruar sa më tepër në shoqëri dhe duke pasur mundësi të barabarta.

Kontribut të veçantë mbi mirërritjen dhe zhvillimin e tyre, Presidenti Begaj cilësoi mbështetjen e familjareve e sidomos të bashkëpunëtoreve profesionistë në përballimin e sfidave që hasin.

Kreu i Shtetit shprehu interesimin e tij për vazhdimin e bashkëpunimeve me “Qendrën Burimore për Nxënësit që nuk Dëgjojnë” dhe integrimin e tyre në stafet profesionale./abcnews.al