Presidenti Begaj drejt New York, do të pjesë në asamblenë e OKB

schedule11:30 - 17 Shtator, 2023

schedule 11:30 - 17 Shtator, 2023

Këtë të dielë, Presidenti Bajram Begaj, do të niset për në Nju Jork, SHBA. Ai do të kryesojë delegacionin shtetëror të Republikës së Shqipërisë, që do të marrë pjesë në javen e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Së bashku me kryetarët e shteteve/qeverive të të 193 vendeve anëtare të OKB-së, Begaj do të mbajë fjalën, në cilësi kombëtare, në Debatin e Përgjithshëm të AP të Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu, Presidenti do të marrë pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i cili do të mbahet në Nju Jork, në vigjilje të Sesionit të 78-të të AP të OKB. Edhe në këtë forum, Presidenti do të mbajë fjalën, në emër të Shqipërisë, në Segmentin e dedikuar të Dialogut të Udhëheqësve, përkrah kryetarëve të delegacioneve zyrtare të vendeve të tjera,

Begaj gjatë periudhës së qëndrimit në New York do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me krerë të tjerë shtetesh dhe zyrtarë të lartë amerikanë, por edhe me përfaqësues të shoqatave të diasporës shqiptare në SHBA./abcnews.al