Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dekretohet qeveria e re/ Presidenti Begaj miraton ndryshimet në Kabinet

schedule13:59 - 4 Mars, 2026

schedule 13:59 - 4 Mars, 2026

Presidenti Bajram Begaj vuri firmën e tij mbi emrat e propozuar prej kryeministrit Edi Rama, që do të hyjnë në kabinetin e qeveritar.

Fillimisht, këtë të mërkurë ai ka dekretuar lirimin nga detyra te zevendeskryeministres, Belinda Balluku dhe të gjitha lëvizjet e tjera në Këshillin e Ministrave që vendosi kreu i qeverisë, nga Elisa Propali, Piro Vëngu, tek Kociu dhe Lamallari.

Mbi këto dy ministra të fundit, Albana Koçiun dhe Besfort Lamallarin Presidenti ka vendosur firmën, duke e zhvendosur ministren e Brendshme, tek posti i zv.kryeministres, ndërsa ministrin e Drejtësisë, në krye të rendit.



Gjithashu, Toni Gogu nga Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, kreu i shtetit e firmosi në krye të Drejtësisë.

Për Ferit Hoxhën që do të hyjë për herë të parë në kabinetin qeveritar Rama 4, Begaj fillimisht  dekretoi lirimin e tij nga detyra e Ambasadorit të Shqipërinsë në Misionin pranë Bashkimit Europian dhe më pas dekretin për të udhëhequr diplomacinë shqiptare.

Për herë të parë në qeveri do të futen dhe Ermal Nufi, si Ministër i Mbrojtjes, Enea Karakçi në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Enegjisë. Kanibetit i shtohet një dhe një deputete e qarkut te Vlorws, Erjona Ismaili, që do zërë vendin e Gogut, dhe do të jetë përgjegjëse për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ministrat që lëvizin dhe ata që do të hyjnë për herë të parë, do e marrin detyrën zyrtasiht ditën që do të kryejnë betimin para kreut të shtetit. Para këtij hapi; si shkarkimet, si emërimet e reja do të kalojnë për votimi në Parlament, gjë që do të ndodh këtë të enjte./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!