Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ngriti sot flamurin e vendit të tij në kryeqytetin e ish enklavës separatiste të Nagorno-Karabakut, të cilën forcat azere e morën nën kontrollin e tyre muajin e kaluar.
“Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit Ilham Aliyev ngriti flamurin e Republikës së Azerbajxhanit në qytetin Khankendi dhe mbajti një fjalim,” tha presidenca në një deklaratë të shkurtër.
Kryeqyteti i Nagorno-Karabakut quhet Khankendi nga azerët dhe Stepanakert nga armenët. Nagorno-Karabakh (armenët e quajnë “Artsakh”) është një rajon malor në Kaukazin e Jugut, i njohur ndërkombëtarisht si territor i Azerbajxhanit.