Presidenti arratiset në Maldive, Sri Lanka shpall gjendjen e jashtëzakonshme

schedule12:07 - 13 Korrik, 2022

schedule 12:07 - 13 Korrik, 2022

Sri Lanka, e zhytur në një krizë të thellë politike dhe ekonomike, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, disa orë pasi presidenti Gotabaya Rajapaksa u arratis, njoftoi zyra e kryeministrit Ranil Wickremesinghe.

Lexo edhe: Sot afati i fundit për të dhënë dorëheqjen, presidenti i Sri Lankës arratiset në Maldive

“Pasi presidenti u largua nga vendi, vendi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për të përballuar situatën në vend”, tha Dinuk Kolobaz, zëdhënësi i kryeministrit. Policia njoftoi shtetrrethimin në provincën perëndimore, e cila përfshin kryeqytetin Colombo, në një përpjekje për të frenuar protestat.

“Vazhdojnë protestat përpara zyrës së kryeministrit në Colombo dhe ne duhet të vendosim një shtetrrethim për të kontrolluar situatën”, tha një zyrtar.

Ai shtoi se policia ka marrë urdhër të godasë protestuesit që po pengojnë funksionimin e shtetit.

Rajapaksa u arratis në Maldive pasi turmat e protestuesve sulmuan rezidencën e tij të shtunën.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!