Pandemia e koronavirusit vijon të përhapet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku viktimat janë mbi një mijë. ndërsa rastet me të prekur janë rreth 69 mijë. Orët e fundit është rritur numri i të prekurve në Nju Jork më shumë se 30 mijë, pra më shumë se gjysma në të gjithë territorin amerikan.
Kreu i shtëpisë së bardhë Donald Trump u shpreh se asnjë vdekje nuk është e pranueshme por nuk ka asnjë kuptim që t’i nënshtrohen testit 350 milion persona. Ai këmbënguli se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e menaxhojnë situatën e tamponëve më mirë se vendet e tjera.
Trump akuzoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë se është e orientuar në mbështetje të Kinës.
Trump mori dritën e gjelbër dhe nga senati amerikan për planin prej 2 trilion dollarësh në mënyrë që të zbutet impakti ekonomik i koronavirusit. Vendimi u miratua unanimisht. Por Trump këmbëngul se është gati që të miratojë më shumë ndihma dhe nëse do të duhen sërish para ai do t’i kërkojë sërish kongresit.
Sipas ministrit amerikan të Thesarit kjo paketë ndihmash do e ndihmojë ekonominë amerikane për tre muaj.
Eksperti i Task Forcës në shtëpinë e Bardhë, Antoni Fauçi u shpreh se ishte i sigurtë se koronavirusi do të “luftohej”, por njëkohësisht vendi duhet të përgatitej për një cikël të ri./abcnews.al