Presidenti amerikan bëhet bujar, paguan katërfish të çmimit të tacos-it

schedule10:28 - 14 Tetor, 2022

schedule 10:28 - 14 Tetor, 2022

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, pagoi të enjten katërfishin e çmimit të tacosit që porositi në një restorant gjatë vizitës së tij në Los Angelos, në një shenjë solidariteti me amerikanët e prekur nga inflacioni, tre javë përpara zgjedhjeve afatmesme.

Teksa bëri pagesën e tacosit, Bideni i tha punonjësit te restorantit se paratë ekstra që pagoi mjaftojnë edhe për porosinë e personit që po priste radhën pas presidentit të SHBA-ve.

Fillimisht, punonjësi i zinxhirit të restoranteve donte t’i bënte presidentit një zbritje prej 50% për ta shpërblyer për “shërbimet e tij” ndaj kombit për dy quesadillas dhe gjashtë tacos të porositura nga Biden dhe disa zyrtarë të zgjedhur në Kaliforni.

Presidenti amerikan në vend që të pranonte ofertën e punonjësit, presidenti i dha punonjësit 60 euro, katërfishi i çmimit real të porosisë./abcnews.al/