Presidenti afgan, thirrje Biden të rrisë presionin ndaj talibanëve

schedule08:27 - 30 Janar, 2021

schedule 08:27 - 30 Janar, 2021

Presidenti afgan, Ashraf Ghani u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të rrisin presionin ndaj talibanëve dhe të mos nxitohen duke tërhequr  më shumë trupa nga Afganistani.

Ghani ka thënë se talibanët kanë dështuar që të zbatojnë përkushtimet e bëra në marrëveshjen e nënshkruar në shkurt të vitit 2020 me Shtetet e Bashkuara, e cila parashikon ndërprerje të marrëdhënieve me grupet terroriste dhe ulje të shkallës së dhunës në Afganistan.

“Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja duhet të kenë qasje të qëndrueshme kur bëhet fjalët për kushtet”, e tërheqjes së trupave të tyre, ka thënë Ghani në një adresim online në Forumin për Siguri, Aspen më 29 janar.

Shtetet e Bashkuara kanë vetëm 2,500 trupa në Afganistan, për dallim nga 12,000 sa kishin një vit më parë.

Ghani ka thënë se ka folur me aleatët e NATO-s dhe se aleanca është “shumë e interesuar në vazhdimin” e misionit të vet në Afganistan.

Mirëpo “NATO-ja, pa ndërmjetësit amerikanë, nuk mund të vazhdojë misionin”, ka thënë ai, duke përdorur term ushtarak për inteligjencë, fuqi ushtarake dhe mbështetje tjera nga SHBA-ja.

Presidenti afgan ka thënë se pavarësisht nisjes së bisedimeve për paqe në mes të negociatorëve afganë dhe atyre talibanë në Katar në shtator të vitit të kaluar, dhuna në Afganistan është rritur.

Ghani ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes mes SHBA-së dhe talibanëve, ai është siguruar nga zyrtarët amerikanë se “do të ketë armëpushim dhe ulje të dhunës”.

Sipas tij, talibanët në vend të zhvillimit të negociatave me qëllim të mirë, “po gjejnë arsye për t’u mos takuar”.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka thënë se do të rishikojë marrëveshjen e arritur vitin e kaluar, për të parë sa janë zbatuar kushtet e saj.

Sipas marrëveshjes, të gjitha forcat e huaja duhet të largohen nga Afganistani deri në maj të vitit 2021 në këmbim të garancive për siguri nga grupi militant dhe ndërprerje të lidhjeve me Al-Kaidën.

Pentagoni ka thënë më 28 janar se talibanët “nuk po zbatojnë përkushtimet” e bëra.

Ghani ka thënë se SHBA-ja do të dërgojë një ekip në Kabul për t’u konsultuar për përpjekjet për paqe në Afganistan.Ai ka folur me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken më 28 janar se është siguruar se administrata e Bidenit do të konsultohet më afër me Kabulin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!