Në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç, takohen të enjten e 8 tetorit në Bruksel. Lajmi është konfirmuar me anë të një deklarate për mediat nga zyra e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian, Federika Mogerini. Sipas këtij njoftimi pritet që dy presidentët të konfirmojnë gadishmërinë e tyre për intensifikimin e punës, për arritjen e një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme, për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes dy vendeve. Një hap vendimtar ky, për rrugën europiane të Prishtinës dhe Beogradit./abcnews.al
Presidentet Thaçi dhe Vuçiç takohen të enjten në Bruksel
schedule15:13 - 7 Nëntor, 2018
schedule 15:13 - 7 Nëntor, 2018
