Presidencialet në Maqedoninë e Veriut, në balotazhin e 5 majit Pendarovski- Siljanoska

schedule10:52 - 22 Prill, 2019

schedule 10:52 - 22 Prill, 2019

Do të jetë data 5 maj dita kur do të vendoset se kush do të jetë presidenti i ri në Maqedoninë e Veriut. Pjesëmarrja e ulët në votimin e së dielës nuk i dha votat e duhura asnjërit prej tre kandidatëve. Në epërsi është kandidati i LSDM-së dhe koalicionit qeverisës Pendarovski, i cili do të përballet me kandidaten e opozitës Siljanoska, të dielën e ardhshme.

Asnjë nga tre kandidatët për president në Maqedoninë e Veriut nuk ka marrë numrin e duhur të votave, ndoshta dhe për shkak të pjesëmarrjes së ulët në votime. Në balotazhin e 5 majit përballë njëri-tjetrit do të jenë kandidati i LSDM-së dhe koalicionit qeveritar Pendarovski si dhe kandidatja e opozitës Davkoka. Ndërsa kandidati i pavarur, shqiptari Blerim Reka ka mundur të fitojë shumicën e votave vetëm në komunat shqiptare.

Në raundin e dytë të votimit për të fituar postin e kreut të shtetit duhet të paktën 40 për qind nga gjithsej 1.808.131 vota të zgjedhësve të regjistruar, ndërsa do të duhet të dalin në votime të paktën 723.253 votues. Nëse plotësohet censusi do të fitojë ai që ka më tepër vota. Në rast të kundërt duhet të shpallen zgjedhje të reja presidenciale.

Sipas rezultateve paraprake të së dielës të publikuara në faqen zyrtare të komisionit shtetëror të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, prej 99.96 për qind të votave të përpunuara, kryeson kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski me 42.85 për qind, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 42.24, ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 10.57 për qind.

Ndërkohë që të dy lampet ai i opozitës dhe ai koalicionit qeveritar pretendojnë fitoren, ka reaguar kryeministri I vendit Zoran Zaev. Ky i fundit theksoi se fitorja është e Pendarovskit dhe së në balotazhin e 5 majit do të përballen dy koncepte të ndryshme. Ai tha se në këto zgjedhje vendoset nëse vendi do të ecë përpara. Zaev bëri apel që dhe ata që kanë votuar për Blerim Rekën më 5 maj të veprojnë me përgjegjësi duke votuar këtë herë për Pendarovskin. Kryeministri i vendit bëri apel që pjesëmarrja në votime të jetë më e lartë.

Kandidatja e opozitës nga ana e saj pretendon se do të jenë pikërisht votat e Blerim Rekës, kandidatit shqiptar, ato që do i japin fitoren. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!