Këshilltari për mediat i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka deklaruar me anë të një statusi në rrjetet sociale se është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund.
Ai shprehet se transparenca për votën e çdo qytetari që mori pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe demokracia.
“Është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund, në respekt të Kodit Zgjedhor.
Transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe Demokracia. Kjo është çështje e interesit kombëtar sot dhe jo problemet e brendshme të partive”, shkruan Tedi Blushi./mv.abcnews.al