Presidenca për Vrenozin: Shembull i shoqërisë shqiptare

schedule15:54 - 4 Mars, 2018

schedule 15:54 - 4 Mars, 2018

Agur Vrenozi me aktin e tij për të shpëtuar një bashkëqytetar nga grabitësi ka bërë që edhe politika të mos rrijë në heshtje.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nëpërmjet një mesazhi ngushëllues, aktin sublim të 53-vjeÇarit e vlerëson si një gjest të lartë vetëmohimi. Një shembull tregues ky për institucionin e presidencës se shoqëria shqiptare nuk mund të mposhtet nga krimi.
Më herët këshilltarët e Partisë Demokratike në Fier kanë propozuar dhënien e titulli “Qytetar Nderi” për të. Në kërkesën e PD, thuhet ndër të tjera se kryetari i PD Fier, Luan Baçi do t’i kërkojë Kuvendit të mbajë një minutë heshtje ne nder të aktit heroik të Vrenozit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!