Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” i është përgjigjur deklaratave kritike të kryeministrit Edi Rama, për Presidentin.
Blushi shkuan se Meta është krenar që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit.
Lexo edhe: “PS, anije për peshkun pilot të LSI-së nuk bëhet më”, Rama: Meta do të ishte askush pa Skraparin
Po ashtu ai shprehet se kryeministri mund të blejë çdo gjë tjetër, veç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun.
Statusi:
“Zoti Rama, Ilir Meta ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar, që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit.
Skrapari gjënë më të shenjtë ka pasur dhe do të ketë Atdheun dhe lirinë.
Fatkeqësia jote është që mund të blesh çdo gjë përveç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun”
Kujtojmë se në takimin elektoral kryeministri Rama tha se qytetarët e Skraparit i dhanë atij mundësinë të ishte ai që është sot, ndërsa shtoi se është po Skrapari ai që sot duhet t’i thotë mjaft presidentit.
/abcnews.al/