Presidenca hap zyrën për opozitën

schedule15:51 - 19 Nëntor, 2019

schedule 15:51 - 19 Nëntor, 2019

Lulzim Basha preferoi të përdorte hyrjen kryesore të Presidencës, ndërkohë që përfaqësuesit e tjerë të opozitës mbërritën njëri pas tjetrit nga porta anësore e kreut të Shtetit.

Në takimin me dyer të mbyllura që zgjati për 90 minuta kreu i shtetit shprehu shqetësimin e tij lidhur me ngërçin e krijuar me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

“Manipulimi i procesit të emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke synuar kapjen e Gjykatës Kushtetuese përmes rrëmbimit të të drejtës kushtetuese të Presidentit të Republikës për të bërë emërimet e tij, është skandali më flagrant i Reformës në Drejtësi dhe shkeljes së Kushtetutës” sqaroi Presidenca në fund të takimit.

Grupi i punës që po punon për reformën zgjedhore, pritet të bëj publike fillimin e javës së ardhshme draftin final dhe ofertën kryesore të opozitës për reformën zgjedhore.

Si për të treguar se reforma zgjedhore është një kërkesë qendrore e ndërkombëtarëve, kreu i ambasadës së BE-së në Tiranë, Luigi Soreca zhvilloi edhe një takim 30 minutësh me kreun e demokratëve Basha.

Ditët e ardhshme opozita do të ketë gati produktin e saj të reformës, ndërkohë që OSBE pritet të jetë ndërmjetësues mes palëve për të shkrirë propozimet në një Kod të ri zgjedhor që të votohet brenda këtij viti në parlament./abcnews.al