Presidenca bullgare: Fuqitë jo europiane po tregojnë interes për Ballkanin

schedule13:09 - 9 Janar, 2018

schedule 13:09 - 9 Janar, 2018

Fuqitë jo europiane po tregojnë interes të veçantë për vendet e Ballkanit perëndimor, vendet e të cilës aktualisht po hasin vështirësi në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Është ky alarmi i dhënë nga presidenca bullgare e Bashkimit Europian. Në një konferencë për shtyp ambasadori bullgar në BE, Dimitër Tzantcev, u shpreh se një nga prioritetet e Bullgarisë gjatë presidencës gjashtë mujore është ringjallja e perspektivës së gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në BE. Ai shtoi se presidenca bullgare e BE sheh një rrezik të mundshëm faktin se këto vende mund të përqendrohen diku tjetër në një kohë që blloku ngurron të ecë përpara me pranimin e tyre. Tzantcev theksoi se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës. dhe se shpresat për një të ardhme evropiane në këtë pjesë të kontinentit për fat të keq u tërhoqën vitet e fundit.

Ai nuk ka përmendur fuqitë jo evropiane, por raporte të shumta përmendin orekset ruse në Serbi, Malin e Zi dhe Maqedoni, interesat kineze në Maqedoni dhe Serbi, si dhe interesat turke në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

I pyetur për një datë të saktë për pranimin e Ballkanit Perëndimor, Tzantçev tha se kjo do të varet nga shtetet anëtare të BE dhe nga progresi i bërë nga gjashtë vendet: Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

I pyetur nga EURACTIV për Maqedoninë Tzantçev tha se nën qeverinë e re të Social Demokratit Zoran Zaev kishte një “vullnet të ri” për të zhbllokuar çështjet bilaterale që kanë qenë pengesë nga fillimi i bisedimeve të pranimit.

Komisioni europian duhet të publikojë strategjinë e tij të “zgjerimit” të Ballkanit Perëndimor në shkurt, i cili pritet të përmbajë disa data të sakta për procesin e zgjerimit./abcnews.al