Prerjet e paligjshme dëmtojnë “mushkërinë” e Elbasanit, Kodër Krasta drejt zhdukjes

schedule14:43 - 27 Mars, 2021

schedule 14:43 - 27 Mars, 2021

Parku i Krastës në Elbasan, po shkatërrohet nga dita në ditë. Prerjet masive të pemëve rrezikojnë ekzistencën e tij.

Kodër Krasta në qytetin e Elbasanit që njihet ndryshe si mushkëria e këtij qyteti është duke u shpyllëzuar, si nga natyra, por edhe dora e njeriut.

Prerja e pyjeve ka dalë jashtë kontrollit.  Drejtori i shërbimit pyjor, Shpëtim Cullhaj thotë se vitet e fundit, dëmi i shkaktuar kësaj zone është i madh.

“Në total duke llogaritur 5-vjeçarin e fundit janë rreth 2500 pisha”, shprehet ai.

Ai tregon se Drejtoria e Pyjores e ka gati një plan për rivitalizimin e zonës.

“Ne i kemi evidentuar të gjitha pishat. Për këtë vit kemi planifikuar të mbjellim rreth 25 mijë pisha në të Kodër Krastë”, thotë ai.

Në të gjithë hapësirën prej 300 hektarësh, janë me dhjetëra trungje të prera.

Në këtë zonë makinat e tonazheve të rënda kryejnë aktivitete të paligjshme për sa u përket shfrytëzimit dhe prerjes masive pishave, që në fakt nuk ekzistojnë.

Edhe pse prej vitesh është kthyer në shqetësim, institucionet përkatëse nuk kanë arritur ta shmangin shkatërrimin e pyjeve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!