Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Prenë dru në parqet kombëtare “Shebenic” dhe “Gavadec”, nën hetim dy persona, katër të tjerë në kërkim

schedule11:44 - 13 Tetor, 2023

schedule 11:44 - 13 Tetor, 2023

Dy persona janë proceduar penalisht dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një muaji, kanë prerë vazhdimisht dru për zjarr, në zonat e mbrojtura të parqeve “Shebenic” dhe “Gavadec”.

Gjatë kontrollit në banesat e dy shtetasve që janë të proceduar, u gjetën 2 automjete që janë përdorur për të transportuar lëndën drusore, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia vijon punën për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!