Kylian Mbappe mbetet emri më i përfolur në merkato. Kontrata me PSG përfundon në qershor të vitit 2022, por klubi francez është gati t’i ofrojë një rinovim që do e “blindonte” dhe do e kthente në lojtarin më të paguar të ekipit.
Ndryshe mendon nëna e sulmuesit, e cila është edhe agjente e Mbappe. Sport.es raporton se familja Mbappe i kanë premtuar Realit të Madridit që nuk do të rinovojnë kurrë me PSG.
Negociatat me “Los Blancos” kanë nisur dhe kjo është një lloj presioni ndaj PSG-së për të hequr dorë nga rinovimi dhe për të pranuar shitjen e tij në verë. Florentino Perez është gati të bëjë gjithçka për të transferuar 20-vjeçarin në “Santiago Bernabeu”, madje flitet që oferta e tij mund të arrijë deri në 400 milionë euro! /abcnews.al