Premtimi i Këlliçit për ndërtimet në zonat rurale/ Meçe: S’është kompetencë e bashkisë, vendoset me VKM

schedule14:27 - 11 Maj, 2023

schedule 14:27 - 11 Maj, 2023

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën bëri një tjetër premtim për fshatrat duke thënë se banorët do të riparojnë ndërtesat pa marrë leje në institucionet vendore por duke i njoftuar ato. Për këtë premtim të Këlliçit foli edhe inxhineri Arben Meçe teksa ishte i ftuar në “Sheshi i Dollarit” në ABC News.

Sipas inxhinierit Meçe, këshilli bashkiak nuk ka kompetenca për këtë premtim që ka dhënë Këlliçi por këshilli i ministrave. Ai theksoi mes të tjerash se administrimi i territorit në vend bëhet me ligj të posaçëm dhe në bazë të rregulloreje që miratohet nga Këshilli i Ministrave.

“Administrimi i territorit në Shqipëri bëhet me ligj të posaçëm ndërsa në mënyrë të detajuar është një rregullore e cila është në zbatim të cilit por rregulloren e miraton Këshilli i Ministrave. Çka dmth se i vetmi autoritet që përcakton procedurën se si operohet në terren është VKM. “, tha Meçe.

Së pari është një premtim elektoral që nuk është një kompetencë sepse e ka qeveria. Së dyti, gjithë problematika që trajton Këlliçi është ezauruar por sa i qartë është Këlliçi. Nuk bëhet sepse nuk e ka në dorë ai që ta bëjë. Ai ka në dorë një polici drejtimore vendore që shkon në çdo ndërtim jo me udhëzimet që jep kryetari i bashkisë por me atë që jep VKM. Edhe ato koncepte quhen mirëmbajtëse.

Ekziston VKM 457 dhe banori mjafton të ketë këto të dyja në dorë dhe e di kush janë të drejtat e tij. Këto veprime që janë brenda shtëpisë, nëse ndërhyn në fasadë duhet t’i drejtohesh jo për leje ndërtimi por për ta vëjë në dijeni. Përderisa Këlliçi po del jashtë kësaj që po thotë VKM dhe flet për një proces tjetër që është mbuluar në kuperturën e mirëmbajtjes, duhet të jemi të qartë.”, shtoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!