Premtimi i Bashës për rritjen e pensioneve, Rama: Çfarë jepet për djathë është sapun

schedule11:07 - 6 Shkurt, 2021

schedule 11:07 - 6 Shkurt, 2021

Nga një takim në Gjirokastër me disa qytetarë, kryeministri Edi Rama është ndalur edhe tek çështja e pensioneve, duke iu referuar edhe programit ekonomik të PD.

Rama tha se PD mund të rrisë pensionet sa hap e mbyll sytë, madje të ulë dhe sigurimet. Lidhur me këtë Rama solli një shembull, ndërsa tha se do të ulet prodhimi i qumështit, dhe të rritet prodhimi i djathit dhe shtoi se ‘sapunin do e hanë për djathë’.

Lexo edhe: Rama qesëndis programin e PD-së: Unë s’di gjë, por ata do të bëjnë sauna, pishina, SPA

“PD mund të rrisë pensionet sa hap e mbyll sytë, madje të ul sigurimet dhe të rris pensionet. Duke ulur prodhimin e qumështit, duke rritur prodhimin e djathit. Ka një formulë se si mund  të ndodhi kjo. Ai që të jepet për djathë, në fakt është sapun. Kush ta marri ta marri, kush ta hajë ta hajë, Po e hëngri shumica, ‘fiton Shqipëria’. Ne e kemi rritur listën e barnave të rimbursueshme. As këtë dhe as atë që themi s’dua që të jenë si tema fushatë, pasi nuk jemi në fushatë. Atë do ta bëjmë se jemi para popullit në funksion të zgjedhjeve”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!