TIRANË– Profesori dhe njohësi i mirë i ekonomisë Adrian Civici e shikon si domosdoshmëri rritjen e nivelit të pagës minimale në Shqipëri.
Gjatë intervistës për “Money Report” në ABC News, profesor Civici, u shpreh se qeveritë flasin për rritjen e pagave minimale për sektorin publik ndërsa shtoi se sektori privat duhet të ketë disa lehtësi fiskale me qëllim që të konkurrojë në mënyrë produktive dhe për rrjedhojë të mbështesë me paga punonjësit.
Për rritjen e nivelit të pagave, Civici sugjeron se duhen bërë një analizë e thellësishme me qëllim që të shmangen rreziqet e mundshme.
“Rritja e pagave minimale është nevojë urgjente. Duke pasur mundësinë e fuqisë blerëse dhe konsumit, rritja e saj është domosdoshmëri. Kemi pasur disa rritje të pagës minimale për të ardhur në propozimet e fundit që janë për ta çuar pagën minimale në 50 mijë lekë. Është një kosto për buxhetin, sepse bëhet fjalë për sektorin publik, sepse edhe qeveria atyre ka mundësinë për të bërë rritjen. Problemi shtrohet në sektorit privat, mund ti kërkohet, por nuk i imponohet vendosja e pagave minimale në 500 euro. Me disa lehtësia, edhe biznesi mund ta ndjekë këtë ritëm . Sektori fason është ngritur me ligjin e pagave të ulëta dhe çdo rritje e pagës i rëndon koston dhe i ul konkurrueshmërinë. Rishikimi i pensioneve kërkon analizë të thellësishme. Çfarë do të ndryshojë në skemën e pensioneve, çfarë masash dhe strategji ka për eliminimin e infomalitetit, si do avancohet me atë që quhet kolona e dytë dhe e tretë, pensionet suplementare dhe të tjera”, theksoi profesor Adrian Civici.
Ai fli edhe për modelin e taskave, ndërsa tha se shumë vende të botës përdorin një model të kombinuar të tyre.
Sipas tij, aktualisht në Shqipëri niveli i taksës prej 23% është i lartë dhe duhet një shpërndarje më e mirë e nivelit fiskal.
Vendet kanë sisteme të kombinuara të taksave. Instrumenti fiskal nuk mund të jetë pjesë e debateve dhe fushatave elektorale, sepse është një instrument delikat. Tek ne kemi eksperimentuar shumë tek pjesa fiskale dhe tek tatimet. Kemi bërë ndryshimet e shpeshta në këtë sistem duke sjellë paqartësi dhe çrregullime si tek biznesi, tek individët dhe tek niveli i të ardhurave. Është e kërkueshme që të ketë lehtësira fiskale. Mendoj se taksa progresive nuk është se është e keqe në vetvete, niveli 23% është pak i lartë, por duhet një shpërndarje më e drejtë. Qëndrueshmëria fiskale, shumë e rëndësishme për biznesit”, tha ai./abcnews.al

