“Premtim i presidentes së KE”, Zelensky: Kërkesa për anëtarësim në BE miratohet brenda disa muajsh

schedule16:56 - 18 Mars, 2022

schedule 16:56 - 18 Mars, 2022

Në deklaratën të bërë për mediat më herët gjatë ditës presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky foli edhe për anëtarësimin e vendit në BE. Presidenti ukrainas bëri të ditur se kishte folur me drejtuesen e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe se pret që çështja e integrimit të vendit në bllok të ecë përpara.

Siç ai bëri të ditur von der Leyen i premtoi se do të bëjë gjithçka që të jetë e mundur për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të Ukrainës në BE.

“Ne do të bëhemi anëtar i plotë i BE-së,” tha ai.

“Proceset burokratike që normalisht zgjasin vite do të përshpejtohen dhe do të shkurtohen me muaj dhe javë.”

Pra, kërkesa e Ukrainës për anëtarësim në BE do të miratohet brenda muajsh, sipas presidentit të Ukrainës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!