Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Premiot “lumë” të Drita, Blakçori tregon shifrat e përfituara

schedule14:35 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 14:35 - 7 Dhjetor, 2020

Drita sezonin e shkuar u shpall kampione e Kosovës dhe është në rrugën e duhur për të përsëritur edhe në këtë edicion atë sukses. Gjilanasit kryesojnë Superligën pas 15 javësh, me një pikë më shumë se Ballkani i vendit të dytë.

Sigurisht Drita arriti të ruajë grupin e sezonit të shkuar dhe të bëjë disa afrime cilësore, por lojtarët kanë gjithmonë nevojë për një motiv më tepër për të dhënë maksimumin në fushë.

Është mbrojtësi i kampionëve në fuqi, Ilir Blakçori, që tregon edhe prapaskenat në lidhje me motivin shtesë të lojtarëve, sidomos në ndeshjet e vështira. Lojtari tregon se në 8 nga 15 ndeshjet e Dritës në këtë sezon, kanë marrë minimumi 5 mijë euro premio.

“Po kemi pasur shpërblim për këtë ndeshje, po ashtu edhe shumicën e ndeshjeve të tjera. Nga 15 ndeshje, në 8 kemi pasur premio për t’i fituar.  Fillon nga 5 mijë e deri në 10 mijë euro. Minimumi i premios tek Drita është 5 mijë euro. Këto para pas fitores ndaj Ballkanit drejtuesit i ndanë mes shtabit teknik dhe futbollistëve”, u shpreh Blakçori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!