Premiera e parë e operas, koncerti simfonik “Rilindja e një artisti barbar” çel sezonin e TKOB

schedule17:24 - 2 Shtator, 2022

schedule 17:24 - 2 Shtator, 2022

“Rilindja e një artisti barbar” është premiera që ndez dritat e skenës së Tetarit të Operas dhe Baletit për këtë sezon artistik.

Koncerti simfonik vë në qendër orkestrën, pasi drejtoresha Abigela Voshtina në prezantimin e kalendarit e cilësoi diamantin e shfaqjeve.

Tingujt e Rahmaninov dhe Dimitri Shostokovich u interpretuan nga pianisti me famë ndërkombëtare Giuseppe Albanese, i cili u shoqërua nga orkestra nën drejtimin e dirigjentit Italian Jacopo Sipari, i cili e vë theksin tek domosdoshmeria e shijes së muzikës live në sallën e koncerteve

Ndërsa pianisti e cilësoi një koncert për jetën dhe shpresën.

Pas këtij koncerti, në kalendarin 4 mujor nuk mungojnë premiera si opera e Verdit “Requiem”, rivënieve skenike, balet dhe festivali i Dancit ku do të shfaqen edhe pjesë baleti të Angelin Preljocaj  si dhe premira do ketë edhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore. /abcnews.al