Vështirë të gjesh të tillë si Anis Mehmeti. Futbollisti shqiptar, njëri nga më të mirët e kategorisë së dytë angleze, ka nxitur interesimin e klubeve të tjerë, dhe mediat britanike japin emra konkretë.
Edhe vetë BBC I jep jehonë lajmit të botuar në gazeta të tjera se Ipsuiç Taun kërkon shërbimet e 24-vjeçarit.
Fillimisht, për këtë shkruajtën media pranë qytetit Ipsuiç, si “Ist Inglënd Dejli Tajms”.
Nuk jepen hollësi për bisedime të mundshme, për shifra financiare, por theksohet se Mehmetit i përfundon kontrata në fund të sezonit, pra ai mund të flasë me klube të tjerë, pa shkelur asnjë rregull të FIFA-s apo UEFA-s.
Sipas agjencisë “transfermarkt”, kartoni I shqiptarit vlen 10 milionë euro, një shifër e rëndësishme në kategorinë e dytë angleze. Ipsuiç është në garë të fortë për t’u ngjitur në Premier Ligë, madje fare lehtë mund të dalë në vend të dytë apo të arrijë Koventrin që kryeson, pra mund ta sigurojë matematikisht elitën pa pasur nevojë për plej ofin.
Padyshim që për lojtarin ofensiv të krahut kjo është një mundësi shumë tërheqëse, dhe nëse “traktoristët” duan të jetë skuadër serioze mes më të mirëve në vend, u duhen shumë lojtarë cilësorë. Anis Mehmeti është një nga më të mirët në Championship këtë sezon me 8 gola e 6 asistë./abcnews.al


