Ashtu si La Liga e Bundesliga dhe Kampionati anglez i futbollit, Premier League do të zhvillojë ditën e sotme një pjesë të mirë të ndeshjeve, me klubet që kanë hyrë në javën e 25-të, të kompeticionit.
Për kampionatin e “ishullorëve”, java e 25-të nisi që mbrëmjen e djeshme, me përballjen Fulham-Wolverhampton, e cila përfundoi me rezultatin 1 me 1, pas golave të Manor Solomon (Fulham) dhe Pablo Sarabia (Wolves).
Ndër sfidat më “pikante” ditën e sotme do të jenë transfertat e “kryesuesve”, me “topccinjtë” e Arsenal, që do të “përplasen” në “King Power Stadium”, me “dhelprat” e Leicester, në një sfidë ku djemtë e Mikel Artetas, nuk do të kërkojnë asnjë “opsion” tjetër përvecc fitores.
Në krahun tjetër, “qytetarët” e Manchester City do të priten në “Vitality Stadium”, nga vendasit e Bournemouth, me “qershitë” që momentalisht rrezikojnë seriozisht rënien nga elita e futbollit anglez.
Përsa i përket sfidave të tjera, Leeds do të presë në “Elland Road”, “shenjtorët” e Southampton, në “luftën e mbijetesës”, po ashtu si West Ham dhe Nottingham Forest. Ndërsa, Everton dhe Liverpool do të ndeshen respektivisht me Aston Villa dhe Crystal Palace. /i.m /abcnews.al