Kërkohej fitore pas atij barazimi ndaj Liverpool, mirëpo duket se asgjë nuk ka shkuar sipas planit.
“Topçinjtë” e Arsenal kanë humbur transfertën e radhës në Premier League, teksa pas disfatës ndaj “Qershive” të Bournemouth, tashmë janë mundur minimalisht, 1-0, nga “Bardhezinjtë” e Newcastle, në “St. James’ Park”, në sfidën e javës së 10-të të kampionatit.
Goli i vetëm i sfidës erdhi nga “bomberi” i sulmit, Alexander Isak, me i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 12’-të, për t’i siguruar fitoren djemve të Eddie Howe.
Falë këtij triumfi, Newcastle ngjitet në vendin e 8-të të tabelës, në koutën e 15 pikëve, ndërsa Arsenal mbetet në vendin e tretë me 18 pikëve, me 3 dhe 4 pikë më pak se Liverpool e Manchester City, sipër tyre. /i.m /abcnews.al