Pas përfundimit të 3 sfidave pasditen e djeshme, ditën e sotme do të zhvillohen dhe 5 përballje të tjera, të vlefshme për javën e 34-rt të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ku padyshim sfida që spikat më shumë është ajo mes Liverpool e Tottenham në orën 17:30.
Gjithçka do të nisë në orën 15:00, ku do të zhvillohen 4 nga 5 sfidat e rezervuara për ditën e sotme. Në “Old Trafford”, Manchester United do të presë Aston Villa-n e Unai Emery, në një përballje Evrope. Një përballje për 3 pikë të zonës Champions do të zhvillojë dhe Newcastle, teksa në “St. James Park” do të përballen me “shenjtorët” e Southampton.
Në krahun tjetër, në “Vitality Stadium”, Bournemouth do të presë rivalët e Leeds United në një “duel mbijetese”, ndërsa “qytetarët” e Manchester City do të tentojnë t’i “rrëmbejnë” kreun “topçinjve” të Arsenal në transfertën e Fulham.
Ndeshjet e ditës:
Ora 15:00
Bournemouth – Leeds
Fulham – Manchester City
Manchester United – Aston Villa
Neëcastle – Southampton
Ora 17:30
Newcastle – Southampton /i.m /abcnews.al