Një tjetër lojtar i Premier League është i prekur nga Koronavirus. Bëhet fjalë për talentin e Chelsea, Callum Hudson-Odoi. Sulmuesi anglez është testuar pozitiv me Covid-19 dhe klubi i Chelsea, ka mbyllur çdo gjë.
I gjithë stafi i Bluve të Londrës dhe të gjithë futbollistët, janë në karantinë dhe Premier League rrezikon seriozisht pezullimin total. Mbrëmë, u testua pozitiv trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ndërsa sot ylli i Chelsea.
Coronavirus ka prekur një numër të madh lojtarësh në Premier League, si dhe të afërt të tyre. Mendy dhe tre lojtarë të Leicester City janë në karantinë 14-ditore, ndërsa klubet kanë ndërprerë stërvitjet, pavarësisht se u planifikua të luhej këtë fundjavë./abcnews.al